Këtë herë do ju tregojmë një trajtim super të veçantë, bëhet fjalë për melanopeel nga marka Derma Maison. Një trajtim që bën peeling të lëkurës nga brenda- jashtë duke mos krijuar asnjë lloj skuqje dhe mbi të gjitha asnjë rrjepje.
Hapi i parë si në çdo trajtim tjetër është pastrimi i fytyrës, por ndryshe nga herët e tjera këtë radhë kam përdorur një larës enzimatik, për të bërë larje akoma më të thellë të lëkurës.
Hapi dytë i procedurës është scrubi, me përmbajtje kripë Himalaje dhe tartuf. Solucioni shkrirës i melanopeel-it ka brenda një sërë vitaminash, peptidesh dhe çdo gjë tjetër që i bën mirë lëkurës. Po ashtu është pluhuri magjik i melanopeel i cili përmban dy faktorë special për eliminimin e njollave kafe dhe zbehjen e rrudhave fine. Pasi përzihet produkti dhe aplikohet në fytyrë, duhet të qëndrojë 5 deri në 7 minuta.
Më pas radhën e ka maska me hidroxhel, e cila ka funksion riparues dhe regjenerues dhe kohëzgjatja është 20 min. Maska ka dy shtresa mbrojtëse dhe në brendësi është ajo me hidroxhel.
I gjithë trajtimi mbyllet me produktet si toniku, zbutësi, serumi dhe kremi i po të njëjtës markë dhe kremi i syve dhe i fytyrës të gjitha me funksion zbardhues dhe anti-rrudhë.
Hapi i fundit si në çdo trajtim tjetër është vendosja e kremit të diellit.
Trajtimi melanopeel është ideal për të gjitha tipologjitë e lëkurës. Këshillohet për moshat nga 20 vjeç e sipër dhe është një trajtim që pa frikë mund të bëhet gjatë gjithë vitit. Si në verë ashtu dhe në dimër.