Parazitët e zorrëve, siç janë parazitët e llojit Ascaris, shiritat dhe krimbat e tjerë të zorrëve janë një infeksion shumë i shpeshtë që mund të paraqiten te çdokush.
Krimbat janë parazitë të bardhë dhe të vegjël që infektojnë organizmin. Ata duken si fije pambuku dhe janë të gjatë nga 2-13 milimetra. Këta parazitë prekin zakonisht gjysmën e fëmijëve nën moshën 10 vjeç, por edhe të rriturit. Rreziku që anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është 75%. Mungesa e higjienës si moslarja e duarve pasi shkoni në tualet ose kontakti me objekte që mbajnë vezë të krimbave janë dy nga arsyet kryesore që çojnë në shfaqjen e tyre. Simptoma kryesore e pranisë së këtyre parazitëve është kruajtja në pjesën e poshtme, zona e anusit, e cila përkeqësohet gjatë natës dhe mund të prishë gjumin; zorra mund të jetë e bllokuar dhe si pasojë shkaktonprobleme me jashtëqitjen; diarre ose gjak në feçe. Përveç trajtimi mjekësor, ju mund të ndiqni dy recetat e mëposhtme 100% natyrale.
1. Limon dhe mente
Një ndër mënyrat më efektive për trajtimin e krimbave të zorrave është përzierja e limonit me mente. Mentja ka veti shumë të mira tretëse, kurse limoni shquhet për veprimin e tij anti-bakterial dhe anti-parazitar, prandaj kombinimi i tyre është ajo çfarë ju duhet në raste se keni probleme me parazitën intestinalë.
Përbërësit: 2 lugë gjelle me mente të grirë, 1 gotë 200 ml ujë, 2 kokrra limon dhe kripë sipas dëshirës.
Vendosni ujin të ziejë dhe pasi të ketë marrë valën e parë, shtoni gjethet e grira të mentes. Lërini të ziejnë 10-15 minuta. Ndërkohë që mentet ziejnë, shtrydhni lëngun e limonëve dhe lërini në një enë më vete. Filtroni çajin e mentes dhe bashkojeni me lëngun e limonit. Sipas dëshirës mund të shtoni një majë luge kripë. Konsumojeni dy herë në ditë, në mëngjes esëll dhe para se të flini gjumë. Ky trajtim duhet ndjekur të paktën dy javë radhazi.
2. Hudhër dhe mjaltë
Krahas trajtimi të mësipërm, përzierja e hudhrës me mjaltë është një tjetër recetë e mjekësisë alternative që kuron infeksionet e zorrëve dhe probleme me parazitët. Hudhra ka veti anti-baketriale dhe anti-mykotike kundë një numri të madhsëmundjesh infektive. Përbërësi i saj kryesor, alicilina lufton inflamacionin e zorrëve dhe rrit aktivitetin e florës bakteriale. Përzierja e hudhrës dhe mjaltit është kura ideale për të hequr krimbat e zorrëve që ndikojnë në tretjen e keqe të ushqimit.
Përbërësit: 8-10 thelpinj hudhër, 150 gr mjaltë dhe një vazo qelqi.
Pasi të keni qëruar hudhrat, pritini në feta të holla ose grirjin me rende. Bashkojini me mjaltin dhe lërini në vazon e qelqit për tre ditë. Më pas mund të filloni konsumimin e tyre. Këshillohet të hani dy deri në tre lugë në ditë pas ngrënies.