Si të shpëtoni nga dhimbjet e dhëmbit gjatë natës

0
223

Dhimbjet e dhëmbit janë të tmerrshme, aq më tepër gjatë natës kur mundësia për të hequr mendjen nga dhimbja është thuajse 0.

Sidoqoftë, ekzistojnë disa metoda për të reduktuar dhimbjen e dhëmbit derisa të vijë ora për t’u takuar me dentistin.

  1. Përdorimi i ilaçeve qetësuese

Gjatë natës, mund të përdorni një ibuprofen, Tylenol për të mbajtur nën kontroll dhimbjet e forta, por mos harroni të merrni dozën që rekomandohet në paketimin e tyre.2. Kompresa të ftohta

Merrni disa akuj dhe vendosini brenda një peshqiri. Më tej afrojeni tek zona e faqes ku ndjeni dhimbje dhe mbajeni për pak. Kompresat e ftohta do t’ju ndihmojnë të qetësohet dhimbja dhe të keni mundësi për të fjetur më lehtë. Përsëriteni këtë për 15-20 minuta një herë në disa orë.3. Ngritja e kokës

Duke ngritur kokën më lart se zakonisht gjatë natës (me dy ose më shumë jastëke) mund të flini më qetë dhe me më pak dhimbje.

  1. Shpëlarja me ujë dhe kripë

Uji i kripur funksionon si antibakterial natyral, prandaj përveçse do të ndihmojë dhëmbin të mos infektohet, redukton dhimbjen.

  1. Çaj menteje

Një çaj menteje do t’ju ndihmonte përkohësisht të shpëtonit nga dhimbja e dhëmbit gjatë natës. Gjethja e mentes është ka në përbërje të saj veti antibakteriale dhe antioksiduese. Mentoli, ka gjithashtu aftësinë për të zbutur dhe mpirë dhimbjen tek zonat e ndjeshme.

  1. Karafili

Jo më kot ju kanë këshilluar të mbani një karafil nëse keni dhimbje dhëmbësh. Karafilin e bluar futeni në ujë derisa të marrë formën e një paste. Më tej vendoseni në dhëmb dhe mbajeni aty derisa të ndjeni që dhimbjet po reduktohen. Kjo metodë nuk është e këshillueshme për fëmijët, pasi mund ta gëlltisin në mënyrë të pavetëdijshme pastën e krijuar me karafil.

  1. Hudhra

Falë vetive antibakteriale, hudhra ka fuqinë të vrasë bakteret brenda gojës dhe rrjedhimisht redukton dhimbjen e krijuar. Thjesht duke përtypur një thelpi hudhër ose duke e vendosur pranë dhëmbit të lënduar, do të ndjeni më pak dhimbje. Duke qenë se shija dhe aroma e hudhrës është e rëndë për disa njerëz, kjo metodë s’konsiderohet zgjidhje për të gjithë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here