Si të qëroni shegët me lehtësi? Mënyrat e duhura – Ndiqini këtu

0
272

Shegët njihen në të gjithë botën si Fruti i Parajsës dhe me plot të drejtë.

Për të mësuar më tepër mbi disa nga mënyrat më të mira dhe të thjeshta të qërimit të shegëve, AgroWeb.org ju fton të shikoni shumë shkurt videon në fund të tekstit.

Kombinimi i vlerave të saj shëndetësore dhe shija fantastike e bën shegën krejt të parezistueshme. Tradicionalisht, shega njihet si simbol i shëndetit të mirë.

Ajo ka veti antioksidante, antibakteriale dhe kundër radikaleve të lira. Shega është burim i pasur vitaminash. Ajo përmban vitaminat A, C dhe E por edhe acid folik.

Ky frut ka tre herë më shumë antioksidantë se vera dhe çaji jeshil. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind.

Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Vetitë e saj magjike nuk mbarojnë kollaj.

Studimet kanë zbuluar se njerëzit që pinin dy gota me lëng shege të shtrydhur në ditë, prej vitesh kishin rregulluar me 21 për qind presionin e gjakut. Për më tepër, është vërtetuar se një gotë mbulon rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë.

Të gjithë kemi dëgjuar që shega të bën mirë për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Ajo është e pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmet në arterie.

Shega ndihmon gjithashtu në uljen e tensionit të gjakut. Por shega të bën mirë edhe për çrregullimet në stomak, kancerin, aneminë dhe diabetin.

Duke qenë se shega është e pasur me antioksidantë ajo ul nivelet e kolesterolit të keq. Shegën mund ta konsumoni edhe për të pastruar fytyrën, reduktuar inflamacionin etj.

Vlerat e shegës nuk kanë të mbaruar. Konsumimi i shegës ul mundësinë e lindjeve të parakohshme por edhe shanset për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit mes njerëzve të moshuar.

Ajo ndihmon të mbajë nën kontroll problemet e moshës siç janë rrudhat dhe u jep njerëzve një lëkurë mjaft rinore plot shkëlqim./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here