Si të përgatisni një locion pastrues me vaj ulliri

0
319

Vaji i ullirit është një nga produktet më origjinal të përdorur në krijimin e produkteve kozmetike. Aftësitë e tijë pastruese dhe lëmuese e kanë bërë atë shumë të njohur, dhe mjaft të përdorur nga ekspertët e bukurisë. Vepron butësisht mbi lëkurë, pavarsisht tipit të lëkurës që mund të keni. Përgatisni pastrues me vaj ulliri dhe trajtoni fytyren tuaj me këtë trajtim të pakten dy herë në ditë që të vëreni ndryshime mahnitëse.

Përbërësit:

1 lugë Sapun zbutës i lëngshem

½ filxhan Vaj ulliri

2 lugë Ujë

2 lugë glicerinë

Blender

Përgatitja;

Hidhni të gjithë përbërësit me radhë në blender dhe i lini të përziehen. Masen e krijuar e hidhni në një kavanoz dhe e ruani për trajtimin tjetër, ndërsa me gishta merrni pak nga sasia e përgatitur dhe vendoseni në fytyrë. Masazhoni butësisht fytyren duke përdorur bulëzat e gishtave dhe pastaj shperlani fytyren me ujë të vakët. Me trajtimin e përgatitur ju mund të lyeni fytyren dy herë në ditë.

/04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here