Si të përdorni kripën për dhëmbë më të shëndetshëm dhe të fortë

0
800

Kripa, një ndër mineralet më të përdorshme dhe të vlefshme të të gjithë globit.

E gjeni kudo në natyrë e deri tek ushqimet që gatuani çdo ditë.

Shija e kripës është ndër të vetmet që nuk mund të ngatërrohet me asgjë tjetër ndaj është dhe shumë e preferuar.

Përveç kuzhinës, kripa është shumë e përdorur në kura të ndryshme medicinale apo trajtime bukurie, kryesisht të bëra në shtëpi.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa nga këto trajtime shumë efikase edhe të vlefshme për dhëmbët.

Si Ndihmon Kripa

Ky mineral përmban një sërë vlerash duke përfshirë kaliumin, magnezin, fosforin, hekurin dhe jodin.

Një paketë e plotë me vlera dhe fuqi për kockat e veçanërisht për dhëmbët tuaj.

Me disa veprime fare të thjeshta do të shpëtoni nga një sërë sëmundjesh të cilat mund të sulmojnë dhëmbët tuaj.

Për Forcimin e Mishrave

Mineralet që përmban kripa janë shumë efikase në ndërtimin e mishrave të fortë të dhëmbëve.

Ky përbërës natyral do të shërojë skuqjet, kruarjet apo problemet e tjera që keni me mishrat e dhëmbëve.

Kjo pasi funksionon si dezinfektuesin duke zhdukur bakteret e këqija dhe duke shëruar plagët.

Mjafton të shpëlani gojën një herë në ditë me ujë me kripë dhe mishrat e dhëmbëve tuaj do të fitojnë shëndet të plotë.

Parandalon rënien e dhëmbëve

Rënia e dhëmbëve mund të themi që është një nga problemet më serioze që mund të preki gojën.

Shkaqet mund të jenë gjithashtu të ndryshme, duke filluar që nga aksidentet e jashtme, medikamentet e forta apo sëmundje të ndryshme.

Përtej shkaqeve mjekësore apo aksidenteve, dihet që një nga shkaktarët e tjerë kryesorë të rënies apo prishjes së dhëmbëve janë ushqimet.

Kryesisht ato me sheqer të cilat rrisin bakteret në gojë dhe prishin balancën e pehashit.

Në këtë rast kripa vjen në ndihmë, mjafton t’i lani dhëmbët tuaj si zakonisht duke shtuar pak kripë tek pasta e dhëmbëve.

Largon Dhimbjet

Dhimbjet e dhëmbëve apo të mishrave janë ndër dhimbjet më të bezdisshme dhe të lodhshme që mund të provoni.

Me siguri i keni parasysh ditët apo netët e gjata me dhimbje dhe inflamacion të vazhdueshëm.

Përdorimi i kripës edhe në këtë rast do të funksionojë si dezinfektues dhe qetësues natyral.

Nëse keni mishra të fryrë rreth dhëmbëve shpëlajeni gojën me pak ujë me kripë 1-2 herë në ditë.

Kripa do t’i qetësojë dhëmbët tuaj menjëherë dhe do të ndihmojë shëndetin tuaj oral.

Mbron Smaltin e Dhëmbëve

Kripa njihet si një mënyrë e lashtë që ndihmon me pastrimin, kjo gjë vlen edhe për pastrimin e dhëmbëve.

Nëse i lani për disa periudha dhëmbët tuaj me kripë, ky mineral do t’ju ndihmojë që të largoni çdo papastërti.

Lani çdo darkë dhëmbët tuaj me pak kripë dhe do të shikoni që gradualisht ata do të zbardhen e do t’i ndjeni më të pastër.

Bëjeni këtë proces derisa të shikoni që dhëmbët tuaj janë më të bardhë dhe më të pastër.

Lufton Aromën e Keqe

Njësoj si pasta e dhëmbëve apo listerina me të cilën shpëlani gojën në fund edhe kripa funksionon si një pastrues natyral.

Jo vetëm që dezinfekton në rrënjësi dhëmbët e mishrat, gjithashtu largon edhe aromën e keqe nga goja.

Lani dhëmbët me kripë apo shpëlani gojën me të për të pasur rezultate të mrekullueshme.

Si ta Përdorni në Shtëpi

Në mënyrë që të merrni veprimin maksimal nga ky mineral është e rëndësishme të ndiqni këshillat e duhura.

Për një guidë më të detajuar të përdorimit të kripës për dhëmbët, AgroWeb.org ju jep këshillat e më poshtme.

Merrni gjysme luge çaji me kripë dhe hidheni në një gotë me ujë.

Më pas aty fusni furçën tuaj të dhëmbëve, lëreni disa minuta dhe më pas përdoreni furçën për të larë dhëmbët tuaj pa shtuar pastë.

Një mënyrë tjetër është ajo e përgatitjes së ujit të nxehtë me kripë.

Hidhni në një gotë me rreth 120 ml ujë gjysme luge çaji kripë, përziejeni mirë dhe përdoreni për të shpëlarë gojën pasi të keni larë dhëmbët.

Për të pasur dhëmbë sa më të bardhë, shtoni pak kripë tek pasta juaj e zakonshme e dhëmbëve dhe vazhdoni me larjen si zakonisht.

Këto trajtime dhe kura bëjini në disa periudha të vitit, derisa të shikoni që problemet në dhëmbët tuaja janë zhdukur.

Gjithsesi nëse ndjeni shqetësime për një periudhë të gjatë kohore, konsultohuni me një mjek stomatolog sa më parë./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here