Si të përdoret më mirë enëlarësja?

0
49

Për të përdorur më mirë enëlarësen dhe për të kursyer kohë e ujë, The New York Times ka shkruar disa këshilla të thjeshta. Ato thuhet se mund të ndihmojnë që pajisja të shfrytëzohet më mirë. 

 Duhet të largohen mbetjet nga enët, por jo të pastrohen paraprakisht

Mbeturinat e ushqimit duhet të largohen nga pjatat para se të vendosen në makinë, por nuk duhet të pastrohen ato paraprakisht. Makinat moderne, për larjen e enëve, janë projektuar për të pastruar edhe pjatat që kanë mbetje ushqimi dhe pastrimi paraprak mund të bëjë që enzimat në detergjent të humbasin efektivitetin, duke shkaktuar shpërdorim më të madh të ujit dhe energjisë elektrike.

Këshillë: Copat më të mëdha dhe më të forta të ushqimit si perime të gjelbra ose copat e mishit, duhet të hiqen, sepse mund ta bllokojnë filtrin. Largojini ato dhe lëreni makinën të bëjë pjesën tjetër të punës.

 Pjatat duhet të vendosen në mënyrën e duhur

Enët më të përlyera duhet të vendosen poshtë dhe drejt kthesës së shpërndarësve të ujit për rezultate më të mira. Shumë njerëz vendosin pjatat të kthyera përmbys ose në krah, duke penguar rrjedhën e ujit dhe duke lënë disa pjesë të papastra.

Sa i përket enëve metalike dhe lugëve, dorezat e tyre duhet të vendosen poshtë, por duhet siguruar që thikat e gërshërët të vendosen poshtë për t’i shmangur lëndimet.

Makina nuk duhet të jetë e mbingarkuar: duhet siguruar që pjatat të jenë të hapura dhe të vendosura siç duhet, pa prekur njëra-tjetrën. Kjo do të lejojë që uji të arrijë çdo sipërfaqe dhe t’i pastrojë më mirë.

 Duhet siguruar që pjatat janë të përshtatshme për makinë

Disa artikuj si enët e drurit ose plastika e ndjeshme mund të dëmtohen në makinë. Në vend të kësaj, ato duhet të lahen me dorë për të ruajtur cilësinë e materialeve dhe për të parandaluar dëmtimin e pajisjes.

Këshillë: Për veglat prej druri, gjithmonë është më mirë të lahen me dorë për të parandaluar thyerjen dhe dëmtimin e filtrave të makinës.

 Duhet zgjedhur cikli i duhur për pastrim

Duhet të zgjidhet cikli “auto” ose “sensor” kur është e mundur, pasi këto mundësojnë që makina ta përshtatë pastrimin sipas nevojave të ndotjes së pjatave. Ciklet më të shpejta ose normale mund të mos sigurojnë pastrim të plotë për enët që kanë mbetje të forta.

 Përdorni detergjente me enzima dhe ndihmës për pastrim

Detergjentet me enzima janë më efektivë për pastrimin e mbetjeve të ushqimit dhe janë më të fuqishëm se detergjentet e zakonshëm. 
Duhet shmangur përdorimi i detergjenteve të lëngshëm, pasi ato shpesh nuk përmbajnë enzima dhe nuk janë aq efikase.

Duhet të përdorën agjent për pastrim (si ndihmës për fërkim), që ndihmon në parandalimin e njollave të ujit dhe përmirëson tharjen e enëve, duke siguruar rezultate më të mira.

 Pastrim i rregullt i makinës

Duhet të bëhen cikle për vetëpastrim të makinës apo përmes pastrueseve si acid citrik për të pastruar mbetjet minerale, të cilat mund të grumbullohen kohë pas kohe.

Duhet të kontrollohet dhe të pastrohet filtri rregullisht për të parandaluar bllokimet dhe rënien e performancës së makinës.

Duhet të pastrohen edhe pjesët sipërfaqësore të makinës për të parandaluar zhvillimin e mykut dhe aromave të këqija.

Këshilla për zgjidhjen e problemeve

Nëse makina nuk pastron siç duhet, kontrolloni nëse ka ndonjë  bllokim te shpërndarësit e ujit.

Uji i nxehtë duhet lënë të rrjedhë para se të përdoret makina, në mënyrë që të ketë mjaftueshëm ujë të nxehtë
Duhet kontrolluar dhe siguruar që nuk është bllokuar në shpërndarës ndonjë mbeturinë nga ushqimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here