Si të pastroni enët metalike të kuzhinës me metoda natyrale

0
2420

Në rastet e një darke të rëndësishme me shumë të ftuar, mjetet dhe enët metalike të kuzhinës duhet të shkëlqejnë.

Asnjë ushqim i shijshëm nuk mund të sërviret me enë dhe mjete të njollosura.

Muzika, vera dhe mikëpritja janë padyshim elementë të rëndësishëm të një darke cilësore, por kënaqësia e syve gjendet tek prezantimi i pjatës.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë disa metoda natyrale për të pastruar në mënyrë fantastike enët metalike.

Si të pastroni enët prej inoksi

Enët metalike duhen larë me ujë të ngrohtë dhe larës specifik.

Tenxheret kanë nevojë të pastrohen menjëherë pas gatimit sepse kripa dhe aciditeti i ushqimit shkakton dëmtim të shtresës fundore.

Pas larjes, AgroWeb.org ju kujton që tenxheret duhen tharë me një napë pambuku.

Sa më shpejt të thahet tenxherja prej inoksi, aq më të pakëta do të jenë gjasat që në sipërfaqen e saj të ketë njolla.

Njollat tek enët metalike hiqen lehtë duke përdorur uthullën e mollës, lëngun e limonit dhe sodën e bukës.

Pas përdorimit të këtyre substancave natyrale, enët metalike duhen shpërlarë dhe tharë menjëherë.

Si të pastroni enët metalike

Pastrimi i përqendruar i mjeteve të kuzhinës metalike tingëllon si e dalë jashtë mode.

Megjithatë, në shumë familje shqiptare ka akoma mjete kuzhine të paketuara bukur në valixhet përkatëse të zeza që ruhen me fanatizëm.

Pastrimi i tyre është i një rëndësie të veçantë sepse argjendi dëmtohet lehtë dhe duhet pastruar me kujdes.

AgroWeb.org ju sugjeron që enët metalike e kuzhinës duhen pastruar me dorë duke përdorur larës të butë dhe jo agresiv.

Ato duhen tharë menjëherë që të parandalohen njollat.

Tharja duhet bërë me një napë të butë pambuku që të mos i gërvishtë mjetet e kuzhinës.

Këto mjete të rëndësishme dhe shumë të hijshme duhen pastruar rregullisht dhe duhen mbështjelle me napa pambuku për të siguruar jetëgjatësinë e tyre.

Zgjidhje pa kimikate kundër njollave në tenxhere

Çfarë ju nevojitet

1 gotë me uthull

2 lugë gjelle me sodë buke

1 gotë me ujë

Pak lëng limoni

Udhëzimet

  1. Ndizni sobën.
  2. Mbushni pjesën fundore të tenxheres me një shtresë ujë.
  3. Shtoni uthullën.
  4. Lëreni të marrë një valë.
  5. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni sodën e bukës.
  6. Pas pak minutash, zbrazeni tenxheren dhe fërkojeni me larësin e enëve. Nëse është e nevojshme përdorni edhe pak sodë buke të thatë.
  7. Nëse haseni me njolla kryeneçe, atëherë përziejeni sodën e bukës me disa pika ujë dhe lyeni njollat në tenxhere. Pas 10 minutash lajeni tenxheren sërish dhe do të shikoni si do të shkëlqejë ajo.AgroWeb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here