Si të parandaloni ndryshimet hormonale

0
67

Ndryshimet hormonale, në shumicën e rasteve, janë një problem që supozohet të jetë vetëm i grave. Por organizmi i njeriut, qoftë burrë apo grua, ndikohet njësoj nga hormonet.

Këto të fundit ndikojnë tek humori, paraqitja e jashtme, nivelet e energjisë, madje edhe tretja.

Njeriu mund të ndihmojë shëndetin e vet duke u kujdesur për të parandaluar ndryshimet hormonale.

Përkujdesja nis që nga qëndrimi larg situatave stresuese, aktiviteti fizik dhe mbi të gjitha, ushqyerja e shëndetshme.

Ndryshimet hormonale, cilat janë ushqyesit më të nevojshëm

Ekspertët kanë zbërthyer listën e ushqyesve më të nevojshëm kundër ndryshimeve hormonale.

Vitaminat B

Vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për pastrimin e organizmit nga toksinat por jo vetëm kaq.

Ato janë të domosdoshme për funksionet e hormoneve.

Nëse merrni suplementë, zgjidhni vitaminat që përthithen më lehtë nga trupi.

Acidet yndyrore omega-3

Këto acide janë të dobishme kundër inflamacionit kronik dhe për ruajtjen e ekuilibrave hormonalë.

Acidet yndyrore janë shtyllat kryesore të shumë prej hormoneve në trupin e njeriut.

Omega-3 mund t’i gjeni tek ushqimet si salmoni, farat e linit, farat chia, sardelet ose tek suplementët farmaceutikë.

Probiotikët

Ekspertët kanë shpjeguar shumë herë lidhjen e fortë që ekziston mes stomakut dhe shëndetit hormonal.

Ushqyerja e keqe nxit inflamacionin. Ky i fundit shkakton luhatje hormonale dhe probleme më të mëdha.

Studimet thonë se një dozë ditore probiotikësh ndihmon jo vetëm tretjen por pengon ndryshimet hormonale.

Çfarë janë probiotikët dhe ç’rol luajnë ata?

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Ekuilibri i mikro organizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose antibiotikëve.

Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen.

Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen.

Probiotikët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.

Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm

Probiotikët pastrojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm si dhe prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here