Si të kujdeseni për lëkurën pas të 30-tave?

0
515

Të gjithë duam që lëkura jonë të duket rinore për aq kohë sa të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse në një kohë të caktuar është e nevojshme që zakonet e vjetra të zëvendësohen me të reja dhe të përfshihen disa që nuk i kemi pasur në kujdesin e përditshëm të lëkurës.

Ekspertët këshillojnë që kujdesi pasi të keni kaluar moshën 35-vjeçare duhet të ndryshoni kujdesin ndaj lëkurës.

Aknet mund të trajtohen ndryshe

Në të njëzetat, ne përdorim produkte më të forta për të trajtuar aknet. Kjo është në rregull sepse lëkura është më e yndyrshme dhe ka kuptim. Por në të tridhjetat, kjo ndryshon. Në këtë moshë, aknet shfaqen më shumë si pasojë e proceseve inflamatore sesa të lëkurës së yndyrshme.

Prandaj është e nevojshme që të zëvendësojmë të gjitha produktet e mëparshme me ato që ofrojnë hidratim të pasur. Gjithashtu, në vend të xhelit që përdorej më para, tani fytyra ka nevojë më shumë për serume.

Krem me faktor mbrojtës

Zakonisht ndodh që kremin kundër diellit ta aplikojmë kur jemi në det apo kur ekspozohemi në diell. Gjatë të tridhjetave. kremrat me faktor mbrojtës duhet të bëhen pjesë e rutinës së përditshme të lëkurës si gjatë dimrit ashtu dhe gjatë verës. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here