Si të keni një lëkurë të pastër

0
111

Të pasurit një lëkurë të paster dhe me shkëlqim në fakt është një problem që duhet të na interesojë të gjithëve. Një fytyrë e kënaqshme, e cila është e paster nga papastërtitë dhe njollat e zeza na bën të kemi më shumë vetëbesim. A do jem i aftë të shoqërohem, dhe të komunikoj me të tjerët pa u ndjerë në ankth, në siklet? Besoj që këtë shqetësim e kemi të gjithë, sidmos ato me akne dhe me njolla të zeza.

Ushqehuni shëndetshëm: Në vënd që të konsumoni ushqim të yndyrshëm, përpiquni të hani ushqime natyrore dhe të shëndetshme si frutat dhe perimet të cilat janë të pasura me vitamina.Relaksohuni: Qëndroni larg nga stresi, relaksohuni, pushoni 8 orë në mbrëmje. Gjatë orëve që ju flini trupi juaj do të relaksohet dhe rikuperohet, madje edhe qelizat do të rigjenerojnë vetën e  tyre. Pini shumë ujë: Të gjithë ekspertët mjekësore, na këshillojnë që të pijmë rreth tetë gota ujë në ditë. Uji është shumë i rëndësishëm për organizmin tonë pasi shpërlan toksinat që kanë hyrë në trupin tonë.                                                                                               

Mos prekni puçerrat: Të ngacmuarit ose arcarimi i puçërrave do t’i bëjë ato edhe më keq.  Nësë veproni kështu do të shpërndani mbi fytyë papastërti dhe baktere, madje rrezikoni të lëni shënja të cilat vështirë se do hiqen pastaj. Mbajëni fytyrën e paster: Lajeni fytyrën me ujë të paster çdo natë para se të shkoni të flini, sidomos nësë keni vëndosur makeup. Megjithëatë, pluhuri, makeupi dhe të gjitha papastërtitë e tjera do të bllokojnë poret tuaja duke ju shkaktuar probleme me lëkuren.                                  

Merrni vitaminën E: Që të kemi një lëkurë të mirë duhet që të kujdesemi për qelizat, por mëqënse nuk marrim mjaftueshëm vitamina dhe minerale nga ushqimi që ne konsumojmë, është e këshillueshme që t’i marrim këto vitamina edhe nëpërmjet hapave. Kjo kujdesje do ndikojë në rritjen e shpejtë të qelizave, dhe riparimin e atyre të vdekurave.

Zbuteni: Problemet me lëkuren fillojnë me një lëkure monotone dhe  të thatë. Vendosni locion zbutës mbi lëkurë, dhe përdorni maska zbutëse për fytyren tuaj ose përdorni kremrat e natës për të pasur një lëkurë sa më të butë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here