Si të drejtojmë flokët me onde?

0
37

Kujdes kur trajtoni flokët me onde. Flokët me onde priren të jenë më me pak shkëlqim dhe më të thatë se flokët e drejtë.

Flokët me onde rriten më ngadalë se flokët e drejtë, kështu që majat janë më të vjetra dhe kanë nevojë për më shumë hidratim se rrënjët. Në rast se flokët e t’u kanë valëzim natyral, duhet t’i presësh majat çdo gjashtë ose tetë muaj dhe gjithmonë të përdorësh shampo që i pasuron me lëngje dhe balsam. Pas stilimit, apliko një serum në maja për të ruajtur yndyrën natyrale dhe shkëlqimin.

Jepu shkëlqim ondeve. Shkëlqimi vjen nga fijet e flokëve që nuk janë të ngatërruara. Drita bie në çdo fije floku dhe pastaj reflektohet në një drejtim të caktuar, kështu që kur edhe fijet e tjera pranë janë të drejta, reflektimet kthehen në sy nga i njëjti drejtim, duke rezultuar në një fashë me shkëlqim.

Flokët me onde duken me shkëlqim kur të gjitha rrinë në një drejtim, prandaj ondet e mëdha, të lëmuara, të formuara, reflektojnë më shumë dritë se shumica e flokëve me kaçurrela. T’i mbështjellësh kaçurrelat e thata rreth shufrës së hekurit të mashës së flokëve, do t’i shtronte ato dhe do i bënte të dukeshin më të rregullta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here