Si të dallojmë mjaltin e vërtetë nga ai fals

0
315

Vlerat kuruese të mjaltit njihen gjerësisht, duke e shndërruar në mbretin e vakteve.

Pavarësisht kësaj, duhet ta pranojmë që shpeshherë abuzohet me cilësinë e tij dhe në treg, qarkullon mjaltë i përzier. Njihuni me katër truke të thjeshta dhe praktike që do t’i japin fund dyshimeve tuaja për origjinalitetin e këtij produkti.

  • Ndizni një fije shkrepëseje dhe provoni të digjni një majë luge me mjaltë: Nëse mjalti merr flakë menjëherë , atëherë është i vërtetë. Në rast se nuk digjet keni të bëni me një produkt fals që ka në përmbajtjen e tij ujë.
  • Uthulla e mollës ju ndihmon gjithashtu të zbuloni nëse mjalti që po u jepni fëmijëve është i vërtetë ose jo. Tresni pak mjaltë në një gotë me ujë të vakët dhe shtoni 1 lugë çaji uthull mulle. Në rast se formohet shkumë, mjalti nuk është natyral. Ai mund të jetë përzier me pluhur shkumësi.
  • Shtoni një lugë mjaltë në një gotë me ujë të ftohtë dhe pak ngjyrues nga rezerva e një stilolapsi. Kur uji merr ngjyrë të zezë dhe mjalti shkrihet menjëherë, produkti që po përdorni nuk është i shëndetshëm.
  • Merrni një copëz buke të ndenjur dhe futeni në vazon e mjaltit. Nëse pas dhjetë minutash buka është akoma e fortë, mjalti është i vërtetë. Buka zbutet vetëm atëherë kur mjalti ka në përmbajtjen e tij sheqer të shtuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here