Si te bëni gjum per 2 minuta sipas metodës amerikane

0
108

Teknika ushtarake për të fjetur në 2 minuta përdoret edhe nga ushtria amerikane. E nëse arrini t’i bëjë ushtarët të pushojnë, ndoshta ia vlen të provohet.

Një përqindje e madhe e popullsisë së rritur nuk flenë shtatë deri në nëntë orë të rekomanduara në natë. Nuk është çudi, pra, që teknika ushtarake për të rënë në gjumë është bërë virale si një mënyrë për të qetësuar ankthin dhe stresin dhe për të hapur rrugën për një gjumë të mirë.

Cila është teknika ushtarake për të fjetur?

Teknika ushtarake për të rënë në gjumë është një truk për të fjetur shpejt. Sipas disave, madje mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë në vetëm dy minuta. Teknika u krijua posaçërisht për ushtarët e Ushtrisë Amerikane dhe është projektuar për të funksionuar edhe në situata shumë stresuese, të tilla si një fushë beteje.

Teknika është ilustruar në një libër të vitit 1981 të titulluar Relax and Win: Championship Performance, i cili shpjegon se metoda u zhvillua nga drejtuesit e ushtrisë për të trajtuar problemin e ushtarëve të lodhur ose të rraskapitur.

Si e kryeni teknikën ushtarake për të fjetur?

Është e ngjashme me një skanim të trupit, ku sistematikisht relaksoheni dhe mbyllni trupin tuaj nga maja e kokës deri te gishtat e këmbëve.

Së pari, relaksoni fytyrën tuaj. Filloni nga balli, pastaj shkoni deri te sytë, faqet dhe nofulla, duke u fokusuar në frymëmarrjen tuaj.

Lëshojini shpatullat sa më shumë që të jetë e mundur. Sigurohuni që të çlironi çdo tension dhe t’i mbani krahët të lirshëm, duke përfshirë duart dhe gishtat. Imagjinoni një ndjesi ngrohtësie që fillon nga koka dhe arrin majat e gishtave.

Merrni frymë thellë dhe relaksoni gjoksin. Merrni frymë dhe nxirreni ngadalë, duke zbritur drejt stomakut.

Relaksoni këmbët. Imagjinoni një ndjenjë ngrohtësie që rrjedh poshtë kofshëve, gjunjëve, këmbëve, dhe gishtërinjve tuaj.

Lironi mendjen tuaj nga çdo tension. Mendoni për një nga këta skenarë: 1) Jeni shtrirë në një kanoe në një liqen të qetë me asgjë përveç një qielli blu të pastër mbi ju. 2) Jeni shtrirë në një shtrat prej kadifeje të zezë në një dhomë krejtësisht të errët.

Përsëritini këto fjalë në mendjen tuaj. Nëse shpërqendroheni, përsërisni mendërisht “mos mendo” për 10 sekonda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here