Nëse keni problem me shtypjen e lartë të gjakut, atëherë ua sjellim një metodë natyrore të uljes së saj.
Sipas mjekësisë tradicionale kineze, më së shumti rëndësi ka qarkullimi i rregullt i gjakut deri te muskujt dhe indet e tjera.
Nëse diku në organizëm vjen deri te ngecja e gjakut, atëherë në atë vend paraqitet sëmundja. Për ta parandaluar këtë, duhet bërë masazh në dy pika.
Pika e parë
Këtu në fakt nuk bëhet fjalë për pikë, por për vijë. Ajo kalon pas laprës së veshit deri te mesi i klavikulës. Këtë vijë duhet ngjeshur me një lëvizje të lehtë të dorës nga lart-poshtë, duke e prekur lehtë me majat e gishtave. Bëjeni këtë masazh dhjetë herë në njërën, e dhjetë herë në anën tjetër.
Pika e dytë
Kjo pikë gjendet në pjesën e fytyrës në nivel të laprës së veshëve, në largësi prej gjysmë centimetri nga veshi, në drejtim të hundës. Këtë pikë duhet ngjeshur me majat e gishtave nga 1 minutë në të dy anët e fytyrës. Presioni duhet të jetë i lehtë, që të mos shkaktojë dhembje. Pas këtij tretmani të thjeshtë, shtypja e gjakut duhet të kthehet në nivel normal.