Si ta përdorni niseshtenë si trajtim për flokë të yndyrshëm

0
219

Niseshteja e misrit ka një sërë përdorimesh fantastike në kuzhinë.

Megjithatë, përfitimet e niseshtesë së misrit shkojnë përtej aspektit gastronomik.

Nisesheteja e misrit ofron përfitime të shumëta për shëndetin e lëkurës.

Ajo bën mirë për djersitjen e tepërt, eliminon njollat e shkaktuara nga përdorimi i pelenave tek bebet, largon irritimin në lëkurë, djegien e saj dhe kruarjet.

Niseshteja e misrit mund të përdoret edhe në flokë, sidomos tek ato me yndyrë.

Vlerat e Niseshtesë së Misrit

Niseshteja e misrit është një burim i mirë i hekurit, fosforit, zinkut, kalçiumit, magnezit, kaliumit dhe vitaminave A,B,C dhe E.

Ajo mund të përdoret tek flokët sepse i mban të shëndetshëm nga rrënja tek maja.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni një maskë flokësh me niseshtenë e misrit.

Kjo maskë do të ushqejë, forcojë dhe zbusë flokët por edhe largojë yndyrnat nga rrënjët.

Maska Me Niseshte Misri Për Flokë Të Yndyrshëm

Ekspertët rekomandojnë përzierjen e një gote e gjysmë me ujë dhe një luge gjelle me niseshte misri.

Nëse keni flokë të dendur e të gjatë, mund të përdorni sasi të dyfishtë të ujit dhe niseshtesë.

Pasi pjesa më e madhe e niseshtesë të jetë tretur në ujë, hidheni masën në një çajnik dhe vendoseni në zjarr.

Përziejeni vazhdimisht deri sa të përfitoni një masë homogjene dhe kremoze.

Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lëreni mënjanë.

Kur maska të jetë ftohur plotësisht, vendoseni atë në flokë duke nisur nga rrënjët e deri në maja.

Mos jini dorështrënguar në aplikimin e maskës.

Më pas mbështilleni kokën me një kapuç plastik dhe mbajeni për 30 minuta.

Pas mbarimit të kohës, lajeni flokun si zakonisht me shampo dhe më pas me zbutësin tuaj të preferuar.

Pas maskës, floku juaj do të jetë më i butë, me shkëlqim natyral dhe i shëndetshëm.

Maska duhet bërë dy herë në javë./AgroWeb.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here