Nëse deri më tani panxharin e kishit konsumuar në supë (lexoni këtu receten e supës me panxhar) në sallatë, të zierë, apo të gatuar, kur të mësoni sesa përfitime ka lëkura e flokët prej vlerave ushqyese, mineraleve dhe vitaminave, do e përfshini dhe në rutinën tuaj të bukurisë.
Parandalon shenjat e plakjes
Për shkak të antioksidantëve, aplikimi i lëngut lokalisht mund të japë efekte kundër plakjes. Antioksidantët luftojnë radikalet e lira që shkaktojnë rrudha dhe vija të imta. Lexoni më poshtë si duhet përdorur panxhari për këtë problem
Qëroni një panxhar , mesatar, priteni në kubikë dhe copëtojeni në një blender.
Përdorni një sitë për të ndarë lëngun veç nga tuli dhe me ndihmën e një pambuku lyeni fytyrën me lëngun e panxharit. Përsëriteni këtë trajtim një herë në javë për rezultate sa më optimal.
Zbeh shenjat e lëkurës dhe njëtrajtëson pigmentin e lëkurës
Panxhari përmban nivele të larta të vitaminës C, e cila njëtrajtëson pigmentin e lëkurës dhe zbeh shenjat kafe . Parandalon rënien e flokëve
Lëngu panxharit mund t’ju ndihmojë me problemin e rënies së flokëve për shkak të nivelit të lartë të kaliumit. I jep refleks flokëve të kuq
Nëse doni një nuancë të bukur në ngjyrën e panxharit ajo që duhet të bëni është të përzieni këna me lëng panxhari.
Ky lëng mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar probleme të tjera të lëkurës së kokës si zbokthi, eczema etj.
Panxhar është i njohur tashmë dhe për përfitimet e tij për mëlçinë, pasi mund të rrisë nivelin e hemoglobinës dhe ul presionin e gjakut.
/04 Online