Si ta përdorni lëkurën e qepës për qëllime shëndetësore

0
364

Gjëja e parë që bëjmë kur duam të hamë qepë është ta qërojmë atë. Lëkura e qepës hidhet në kosh, por për fat të keq ky është një hap i gabuar sepse ajo përmban shumë vlera ushqimore.

Lëkura e qepës fuqizon aftësitë vetë-shëruese të trupit madje mund të mbrojë edhe nga disa forma të sëmundjeve tumorale.

Ajo përmban fibër të tretshme dhe flavonoidë që promovojnë elasticitetin e lëkurës duke ju dhuruar një paraqitje të re dhe pa akne.

Kuercetina lufton radikalet e lira në gjak dhe inflamacionin.

Ajo ul stresin oksidues që shkakton sëmundje si ateroskleroza, sëmundje të zemrës, infeksione të prostatës, ulçerë në stomak, diabet dhe problemet me syrin.

Lëkura e qepës funksionon edhe kundër alergjive, azmës dhe simptomave të tyre.

Çaji i lëkurave të qepës ndihmon gjithashtu në alkalizimin e pehashit të sistemit tretës dhe pastrimin e zorrës së trashë.

Shkencëtarët po studiojnë rolin e kuercetinës në uljen e kolesterolit në gjak dhe tensionit të gjakut por edhe inflamacionin.

Për më tepër, ata besojnë se lëkura e qepës përmirëson rritjen e muskujve, parandalon disa lloje të sëmundjeve të rënda dhe trajton depresionin.

Lëkura ngjyrë kafe dhe shtresat e jashtme të qepës përmbajnë shumë fibër, flavonoidë dhe antioksidantë, por edhe vitaminat A, C dhe E që mbrojnë qelizat e kuqe nga radikalet e lira.

Lëkura e qepës e mban lëkurën më të re dhe përmirëson funksionet e trupit.

Fuqia e lëkurës së qepës

  • KUERCETINA TE LËKURA E QEPËS UL TENSIONIN E GJAKUT DHE PARANDALON BLLOKIMIN E ARTERIEVE. NGRËNIA E QEPËS UL RREZIKUN E:
  • SËMUNDJEVE TË ZEMRËS
  • TUMOREVE TË ZORRËS SË TRASHË
  • MBIPESHËS
  • DIABETIT TË TIPIT 2
  • PROBLEMEVE GASTROINTESTINALE
  • LËKURA E QEPËS LUFTON QELIZAT KANCEROGJENE, MYKUN, BAKTERET DHE SHËRBEN SI ANTIOKSIDANT.
  • SI TË PËRGATISNI ÇAJIN ME LËKURËN E QEPËS
  • LËKURA E QEPËS ËSHTË DETOKSIFIKUESE DHE MUND TË KONSUMOHET SI ÇAJ.

Receta:

  • QËRONI QEPËN DHE LËKURAT VENDOSINI NË NJË KAVANOZ
  • MBUSHENI ME UJË DHE LËRENI KAVANOZIN NË FRIGORIFER PËR 12 ORË.
  • LËKURAT DO TË LËSHOJNË USHQYESIT NË UJË.
  • KULLOJENI LËNGUN DHE SHTONI MJALTË.
  • PIJENI PËRPARA FJETJES.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here