Ja disa raste ku me siguri një produkt po ju jep një lloj reaksioni apo alergjie.
1 – Dhimbje/djegie e pazakontë
Nëse ndjeni një djegie që zgjat në kohë pasi aplikoni një produkt të caktuar, mbase ai produkt nuk është për lëkurën tuaj.
2 – Kruarja
Një tjetër simptomë e një produkti që nuk i përshtatet lëkurës suaj është kruarja e vazhdueshme.
3 – Njolla të kuqe
Nëse njollat e kuqe janë të dukshme në zonën e prekur nga produkti, mund të jetë një sinjal që produkti po ju acaron lëkurën.
4 – Përqendrim i lartë i yndyrës
Po dalloni se lëkura juaj është më e yndyrshme sesa zakonisht? Mund të jetë një sinjal se produkti po ju acaron lëkurën.
Nëse keni një prej këtyre shenjave, rekomandohet që të ndalohet përdorimi i produktit dhe të konsultoheni me një dermatolog për ndihmë dhe këshilla më të sakta.