Si shpjegohet “këputja” gjatë pasdites

0
86

Një filxhan kafeje në mëngjes patjetër është i panegociueshëm për shumicën prej nesh. Megjithatë, ka edhe nga ata që konsumojnë më shumë se sa aq. S’ka rëndësi sasia…Në rast se je konsumues i rregullt i kafes, me siguri “vuan” edhe nga një dobësi e çuditshme disa orë pasi e ke pirë. Pra, kafeina na bën më alert dhe na shton disi energjinë, por pasohet me lodhje.

Kjo shpjegohet me faktin se kafeina bllokon receptorët e adenozinës në tru, e cila ështtë përgjegjëse për ndjesinë e përgjumjes dhe relaksit. Duke qenë se kafeja është stimulus, mirë është që të mos e konsumojmë pas vaktit të mëngjesit, pasi efekti që lë pas është akoma më i rëndë.

Trupit tonë i nevojitet rreth 6 orë për të procesuar kafeinën dhe ndjesia e lodhjes ose “këputjes” i ndodh organizmit gjatë pasdites. Simptoma të tjera përfshijnë vështirësi në përqendrim, dhimbje koke dhe rënie të sheqerit në gjak që mund të sjellë marrje mendsh. Mund edhe të irritoheni më shumë se zakonisht!

Fatmirësisht, ka disa këshilla se si ju ta shmangni këtë moment aspak të këndshëm.

-Sugjerohet që kafen ta pini disa orë pasi jeni zgjuar dhe jo me stomak bosh! Shoqërimi i kafes me një vakt ushqimor stabilizon sheqerin në gjak dhe parandalon atë që shpjeguam më sipër.

-Duhet të pini shumë ujë.

-Gjumi gjatë natës duhet të kthehet në prioritet. Duhet të flini rehat dhe të përmbushni minimalisht 7 orë.

-Alternativa të tjera përpos kafes. Ka një sërë pijesh që kanë më pak kafeinë dhe mund t’i provoni herë pas here.

-Nëse dëshiron të heqësh dorë plotësisht nga kafeja, atëherë duhet të kesh një dietë me ushqime që rrisin energjinë, të tilla si bananet, portokalli apo bajamet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here