Si rusët ekzekutuan Dudayev-in në 96-ën

0
341

26 vjet më parë, më 21 prill 1996, në një aksion kriminal të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) dhe Forcave Ajrore Ruse, u vra udhëheqësi dhe komandanti i luftës i Republikës së panjohur çeçene të Ichkerias dhe ish-gjenerali sovjetik, Dzhevkher Dudayev.

Në nëntor 1990, Sovjeti Suprem i Çeçenei-Ingusheti, miratoi Deklaratën e Sovranitetit Shtetëror. Ish-gjenerali sovjetik dhe piloti strategjik i bombarduesve Dzhevher Mujseviç Dudayev u shqua si udhëheqës i asaj lëvizjeje çlirimtare, i cili në moshën 46-vjeçare vendosi të linte thirrjen ushtarake si gjeneral major dhe të merrte drejtimin e republikës së panjohur të Ichkerias.

Dzhevher Dudayev ishte një nga flamujt e lirisë çeçene, pasi ai fitoi popullaritet të madh në Çeçeni kur refuzoi të nënshkruante një marrëveshje federale që riorganizonte Republikën Socialiste Federative Sovjetike Ruse në Federatën Ruse. Dudayev gjithashtu refuzoi të njohë kushtetutën e re.

Lufta e parë çeçene përfundoi në mënyrë katastrofike për ushtrinë ruse. Pavendosmëria, tradhtia, shantazhet dhe sulmet e vazhdueshme patën një efekt të tmerrshëm në moralin e ushtarëve rusë. Paralelisht me aksionin ushtarak, Rusia kërkoi një zgjidhje paqësore të këtij konflikti, por edhe një mënyrë për të eliminuar drejtuesit e kryengritjes.

Rusët po kërkonin një mënyrë për të likuiduar Dudayev-in. Ishte pothuajse e pamundur të merrje informacion të saktë se ku po shkonte lëvizte dhe për zakonet e tij. Me ndihmën e informatorëve, të cilët duhej të paguanin, për të cilin u shpenzuan 1 milion dollarë, u mësua se Dudaye-vi vinte shpesh në fshatin Gehi Chu. Më 21 prill do ishte vizita e radhës. Sidoqoftë, i vetmi likuidim i shpejtë i mundshëm ishte me ndihmën e aviacionit. Gjithashtu, FSB morri informacionin se Dudayev shpesh fliste në telefon me mikun e tij Konstantin Borov. Operativët e FSB-së zbuluan kohën kur Dudayev-i thirri Borov-in në Moskë. Ideja e mënyrës së likuidimit: nga një raketë e lëshuar nga një aeroplan, e cila do të tregojë sinjalin e telefonit të tij.

Në mbrëmjen e 21 prillit 1996, kur ekuipazhi i avionit rus Avax A-50 u ngrit, filloi operacioni për likuidimin e Dudayev-it. Dy avionë luftarakë Sukhoi Su-24M u ngritën nga aeroporti tjetër, duke mbajtur dy raketa anti-radar Kh-27PS nën krahët e tyre.

Dzhevher Dudayev ishte nisur për në një lokacion të ri, nga ku do të mund të telefonojë miqtë në Moskë me ndihmën e telefonit të tij satelitor pa ndërprerje. Një kolonë prej tre Lada Niva u ndal në fshatin Gehi Chu në Çeçeninë jugore. Dudayev doli nga një Lada Niva dhe ndezi telefonin e tij satelitor të montuar në kapakun e makinës.

Sapo mori sinjalin satelitor, ai thirri numrin e Konstantin Borov, me të cilin Dudayev kontaktonte ndonjëherë disa herë në ditë. Disa sekonda pas telefonatës, pajisja në A-50 mori një sinjal telefoni satelitor. Zbulimi i vendndodhjes ishte i mjaftueshëm që njëri nga dy Su-24M të lëshonte një raketë anti-radar.

Raketa anti-radar Kh-27PS goditi Lada Niva-n, pranë së cilës Dudayev po fliste në telefon. Aty u vranë dy rojet e tij, të cilët ndodheshin në makinë. Gruaja e Dzevher Dudayev mbijetoi me shumë fat, sepse ajo shkoi në një livadh aty pranë disa sekonda para se të godiste raketa, duke shmangur kështu vdekjen. Dudayev vdiq dy orë pas sulmit në një spital lokal.

Të nesërmen, më 22 prill 1996, Boris Yeltsin po vizitonte Khabarovskin, kur drejtori i FSB-së e informoi atë se Dudayev ishte vrarë. Jelcin klithi: “Sot është festa jonë!”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here