Studimi, i udhëhequr nga ekspertë nga Kolegji Mbretëror në Londër, zbuloi se takimet e përditshme me të ashtuquajturit zogjtë e fatit (Zebra Finch) që nga vet emri nënkuptojnë fat të mirë, duke sjellë gjallërinë dhe ngjyrën shumë të nevojshme në disponimin e njerëzve me depresion dhe ankth.
Ato mund të shihen gjithashtu si një simbol i shpresës, mençurisë, ngritjes së standardeve tuaja dhe ndriçimit të shpirtit tuaj sepse kjo specie zogjsh dallohet për gëzimin dhe dashurinë për jetën. Trillat e tyre të zhurmshëm dhe të ylbertë mund ta gëzojnë këdo.
*Çmimi varion nga 7-10€ për copë sipas hulumtimëve nga ne në disa Pet Shop të qytetit të Prizrenit!
“Kënga e shpendëve dikur ishte muzikë natyrale për të gjithë njerëzit dhe mendoj se është e ngulitur diku thellë në psikikën tonë. Ajo lidhet me pranverën dhe rinovimin dhe motin e bukur që po vjen, që është vetëm një nga arsyet pse duhet të punojmë shumë për të zgjidhur krizën në të cilën ndodhet natyra dhe për ta siguruar atë për të ardhmen”, thanë ekspertët./04 Online