Stina e verës shkakton shumë vështirësi në shëndetin e një diabetiku.
Nëse ky i fundit nuk tregon kujdes ndaj temperaturave të larta dhe ushqyerjes ai mund të përballet me disa probleme.
Në këtë artikull do të mësoni për kujdesin që një diabetik duhet të tregojë gjatë stinës së verës.
Dëmtime të nervave
Komplikimet që shkakton diabeti i tipit 2 kanë tendencën të përkeqësohen në stinën e verës.
Një prej këtyre komplikacioneve është dëmtimi i nervave që shkaktohet nga kombinimi i temperaturave të nxehta dhe lagështisë.
Dëmtimet e nervave më pas mund të ndikojnë shumë organe në trup përfshirë aftësinë vetëfreskuese të organizmit.
Dehidratimi
Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë dehidratim.
Diabetikët nuk duhet të pijnë lëngje me kafeinë, sheqer apo alkol për të shmangur dehidratimin dhe rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Uji duhet pirë rregullisht gjatë ditës për të shmangur dehidratimin.
Djegia nga dielli
Djegia nga dielli në stinën e verës mund të shkaktojë një stres të madh psikologjik në organizëm.
Një gjë e tillë ka tendencën të vështirësojë mbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak nën kontroll.
Diabetikët duhet të mbrohen nga dielli në mënyrë të vazhdueshme dhe të evitojnë ekspozimin në diell për orë të Gjata.
Ecja këmbëzbathur
Diabeti mund të dëmtojë ndjeshëm pikat nervore të këmbëe. Kjo tregon që nëse një diabetik ecën këmbëzbathur në verë, e ka shumë të vështirë të dallojë nxehtësinë.
Për shkak të ndjeshmërisë së ulët në gjymtyrë, diabetikët janë më të prirur të lëndojnë këmbët dhe të preken nga një infeksion.
Ilaçet
Barnat për shëndetin e gjakut kanë tendencën të nxisin urinimin dhe për pasojë të shkaktojnë dehidratim në organizëm.
Ekspertët këshillojnë që diabetikët të tregojnë kujdes me ilaçet dhe të pijnë sa më shumë ujë.
Insulina
Temperaturat e nxehta mund të ndryshojnë mënyrën se si organizmi i njeriut e përdor insulinën.
Për pasojë, diabetikët duhet të tregohen vigjilentë ndaj nivelit të sheqerit në gjak dhe ta masin atë rregullisht.
Ato mund të rregullojnë dozat e insulinës dhe të përmirësojnë ushqyerjen gjatë verës./AgroWeb.org