Kandidati për deputet nga PDK-ja, Kujtim Gashi ka takuar kampionin e Kosovës në PingPong, Blend Hajdari, të cilin e ka vlerësuar lartë për të arriturat në këtë sport.
Gashi ka thënë se si ministër i MKRS-së dhe aktualisht si nënkryetar i Prizrenit i ka qëndruar afër Blendit dhe shumë sportistëve duke u ofruar mbështetje në rrugëtimin e tyre. Njëherit ai ka bërë me dije se edhe në cilësinë e deputetit të ardshëm do të jep kontributin e tij për ti mbështetur këto kategori sportive.
Postimi i plotë:
Blendi është kampioni ynë prizrenas dhe i Kosovës. Krenar me çdo arritje të tij në sportin e pingpongut. I lumtur që atij dhe shumë sportistëve u kam qëndruar afër si ministër i Kulturës dhe sot si nënkryetar i Prizrenit. Do të vazhdoj ta bëj të njëjtën gjë si deputet i ardhshëm. Mbetet përkushtimi i imi dhe i PDK-së për t’i mbështetur sportistët e rinj.