Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në panelin për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, është fotografuar duke qëndruar i ndarë dhe larg liderëve tjerë.
Në panel ishin të pranishëm liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te kjo shpërndarje, apo nëse presidenti i Serbisë ka qëndruar me “vetëdëshirë” i ndarë nga tjerët, transmeton Telegrafi.
Në fotografi shihet edhe Mirosllav Lajçak i BE-së, kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq, ai i Shqipërisë, Edi Rama dhe i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Pjesëmarrësit në panel kanë diskutuar për sfidat me të cilat po ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimore, dhe nevojën për ruajtjen e stabilitetit si dhe krijimin e kushteve për arritjen e rritjes ekonomike të vendeve.
Kjo nuk është hera e parë që Vuçiq është fotografuar në situata të tilla – pra i “vetmuar”, pasi edhe në shumë samite tjera është kapur nga kamerat duke qëndruar i ndarë nga tjerët.