Studimet kanë treguar se konsumimi i pijeve dhe ushqimeve me një temperaturë mbi 60 – 70 gradë rrisin rrezikun e kancerit. Ushqimet e nxehta shkaktojnë kancer të ezofagut, laringut dhe stomakut, krijojnë plagë në gojë si dhe dëmtojnë gjuhën dhe dhëmbët.
Nëse organet janë të ekspozuar vazhdimisht ndaj temperaturave të larta për vite me radhë, kjo shkakton denatyrimin e indeve dhe proteinave, i cili është një faktor rreziku për formimin e kancerit. Në prani të faktorëve që prishin strukturën e proteinave, si ushqimi pikant, kur kombinohet me nxehtësinë, krijon një rrezik të shtuar për stomakun dhe ezofagun.
Indet kanë aftësinë të rinovohen pas ekspozimit të nxehtë, por me ekspozimin e përsëritur të nxehtësisë, aftësia vetshëruese e indeve gradualisht do të ulet. Për më tepër, një person që ka konsumuar duhan dhe alkool për vite me radhë është më i rrezikuar nga kanceri nëse konsumon një normë të lartë të ushqimeve të nxehta.