Si asnjë tjetër më parë – numri total i ditëve që Gjesti ka kaluar i izoluar në dy shtëpitë e Big Brother VIP

0
135

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka hyrë në historinë e “Big Brother” si konkurrenti shqiptar me qëndrimin më të gjatë ndonjëherë në një ambient të izoluar me kamera – plot 184 ditë!

Gjesti e nisi rrugëtimin e tij më 18 tetor 2024 në “Big Brother VIP Kosova 3”, ku qëndroi 83 ditë. Ai u eliminua në një televotim përballë Drilon Ramës – i cili më vonë u shpall edhe fituesi i atij edicioni.

Por ndonëse aventura e tij në BBVK përfundoi, rrugëtimi në botën e reality show nuk mbaroi këtu.

Vetëm një ditë pas eliminimit, Gjesti befasoi publikun me një tjetër hyrje spektakolare – këtë herë si banor në “Big Brother VIP Albania 4”, duke tronditur rrjetin dhe mediat.

Kalimi i menjëhershëm nga një format në tjetrin, e sidomos shkelja e kontratës me produksionin e BBVK, ngjalli shumë reagime e debat në rrjet.

Në Shqipëri, ai jo vetëm që la gjurmë si një nga figurat më të diskutueshme të edicionit të katërt, por ia doli të mbërrijë në finalen e madhe që zhvillohet sot. Me 103 ditë të tjera të kaluara në izolim në BBVA, dhe vetëm një ditë pushim mes dy aventurave, Gjesti ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 184 ditësh në total të kaluara përballë kamerave, duke thyer çdo rekord të mëparshëm për një lojtar shqiptar në një reality show.

Sonte është nata vendimtare, ku Gjesti, përkrah Rozana Radi, Laertit dhe Eglit, do të garojë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Pavarësisht se çfarë ndodh në finale, një gjë është e sigurt: Gjesti e ka lënë emrin e tij të gdhendur thellë në historinë e “Big Brother”-it shqiptar si njeriu që sfidoi gjithçka për të ndjekur rrugën e tij deri në fund./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here