Nëse kërkoni të bëni më të mirën për lëkurën tuaj, nisjani nga gjërat më themelore: një dietë e pasur ushqimore dhe masazhim me produkte natyrale dhe aspak të kushtueshme.
~Vaj ulliri~
Vaji i ullirit ju ndihmon ta mbani lëkurën sa më të butë. Masazhojeni fytyrën me pak vaj ulliri dhe shpërlajeni duke përdorur një peshqir të butë. Kur të zgjoheni, rezultati do të jetë i dukshëm: lëkurë e shëndetshme dhe plot shkëlqim!
~Fruta dhe perime~
Zarzavatet dhe frutat e freskëta janë plot me vitamina A dhe D, të cilat rivendosin shkëlqimin e lëkurës dhe e bëjnë të duket më e re.
~Lëng limoni~
Masazhojini rrudhat duke përdorur lëngun e limonit. Aciditeti i tij zvogëlon dukjen e rrudhave dhe e bën lëkurën të duket më të ndritshme.
~E bardhë veze~
Merrni disa të bardha vezësh, përziejini dhe masazhoni me to fytyrën. Lërini të veprojnë për 15 minuta dhe pas tharjes shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Vitaminat A dhe B ndihmojnë në parandalimin e rrudhave.
~Antioksidantë~
Konsumoni ushqime që përmbajnë antioksidantë në mënyrë që të siguroni që lëkura të shkëlqejë gjatë javës. Për shembull portokalle, luleshtrydhe, boronica të egra, qershi, spinaq, brokol dhe panxhar. Një çaj bimor do të ishte gjithashtu fantastik.