Shumë luftëtar të UÇK-së dhe veprimtar politik janë vrarë pas luftës në Kosovë, ku besoj se 99.9% i ka ideuar dhe kryer Serbia!

0
768

Po shkruaj për këtë temë në përvjetorin e vrasjes së kom.Drinit pasi e kam një të drejtë morale, meqë e kam njohur në kohë lufte nga afër, emrin e të cilit e kanë përdorën dhe keqpërdorën matrapaz e parti politike për interesa të tyre, si dhe argatëet e Serbisë për ta mbajtur shoqërin ton të ndarë e të përqarë, siç është duke ndodhur edhe sot.

Idiotësia dhe naiviteti ka shku aq largë, sa edhe kur kanë folur dhe shkruar për të vrarit e pas luftës, i kanë deformuar dhe devijuar biografit e tyre, siç ka ndodhur me Drinin, ku në memorialin e tij në Prizren, në mënyr më të poshtër të mundëshme i deformohet biografia!!!

Vetëm njëher jamë marrur me këtë çështje që nga pas lufta, edhe atë kur i kam reaguar në Kuvend, Vjosa Osmanit e Lumir Abdixhikut në legjistaturën e 5, të cilët në mënyr më të paskrupëllt në prag të një fushate elektorale, filluan ti keqpërdorin vrasjet e pas luftës si edhe shumë të tjerë para tyre, për llogari e intetesave të politikës ditore.

Serbia për arritjen e qëllimeve të veta nuk i ka kursyer as serbët (rasti Panda, rasti Gjingjiq etj) si po mendoni se i ka kursyer shqiptarët?
Kësaj politike të Serbisë dhe qëllimeve të saj, i ka ndihmuar pas luftës edhe Unmikistani më von Eulexi (Salustro) të cilët në frymën e qëllimeve të saj, kan ngrituar aktakuza ndaj njerzëve të caktuar, pa kurrfar fakte apo edhe me “fakte” të sajuar nga argatët e Serbisë, për ti dhën pastaj matrial horrave pa tru të rrieteve sociale që të hanë m… kundër atij apo këtij personaliteti apo partie politike.
Serbia në gjene e ka, që nga ardhja e tyre prej Karpateve të Rusisë, me eliminuar popuj dhe personalitete që ju pengojn në synimet e tyre.

Ajo (Serbia) ka vrarë shumë veprimtar jo vetëm në Kosovë por edhe në diaspor, siç është rasti i Enver Hadrit, vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka e shum të tjerë.
Jo rastësisht deshi ta vriste edhe Dick Marty kohëve të fundit.
Kam menduar se si shoqëri një ditë do të zgjohemi nga hipnoza në të cilën na ka vën Serbia me propagandën e vetl, por fatëkeqësisht jo!

Serbia vazhdon të luaj “si maca me miun” me ne, tashmë përveç me ndihmën e argatëve të saj, edhe përmes disa mediave dhe rrieteve sociale, të cilët vazhdon të “ndërsyejn” shqiptarët të mirren me veten, derisa ajo vazhdon luftën për zhbërjen e shtetit të Kosovës, si është rasti me mostrumin politik në Hagë dhe inskenimet në veri të vendit.

Shkruan: Zafir BERISHA

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here