Shukri Quni është kandidat për Kuvendin e Komunës së Prizrenit nga radhët e Bashkimit Demokratik, shkruan 04 Online.
Ai ka theksuar se në këtë garë politike do të jetë së bashku me Zafir Berishën, bartës i listës, dhe një ekip profesionistësh nga fusha të ndryshme.
Njoftimi i Shukri Qunit
Të nderuar miq,
Të respektuar qytetarë,
bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë.
Në betejën politike për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, do të jemi së bashku me mikun e studimeve, të luftës dhe të paqes, z. Zafir Berisha, si bartës i listës së një ekipi profesionistësh nga fusha të ndryshme,në kuadër të Bashkimit Demokratik të Prizrenit.
BASHKË, PËR TË MIRËN E PRIZRENIT!
Dallimi ynë nga të tjerët është i qartë:
Ne,për Prizrenin, vendosim në Prizren!
Duke pasur besim në mbështetjen tuaj,sikurse deri më sot,presim të korrim suksese të përbashkëta më 12 tetor 2025.
Na priftë e mbara!