Shtrenjtimi i shërbimeve të ujit, ARRU sqaron arsyen e tarifave të reja

0
116

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar tarifat e reja për periudhën 2026-2028, tarifa që hyjnë në fuqi në këtë muaj.

Tarifat e reja për konsumatorët shtëpiak nga 45 cent për metër kub kanë kaluar në 63 cent që përbën rritje rreth 40% kurse shërbimet për ujërat e zeza për konsumatorët shtëpiak nga 8 cent ka kaluar në 12 cent.

Konsumatorët komercial me tarifën e re do të paguajnë 82 cent për metër kub nga 62 cent sa ishte tarifa e kaluar, kurse për shërbimet e ujërave të zeza konsumatorët komercial do të paguajnë 28 cent nga 17 cent me tarifën e kaluar.

Sinjali ka kontaktuar me Autoritetin Rregullativ të Shërbimeve të Ujit të cilët thanë se tarifat e reja erdhën si pasojë e rritjet së çmimit të energjisë elektrike dhe rritjes mesatare të konsumit shtëpiak dhe jo shtëpiak e cila është rritur për 34%.

Fatura mesatare për një konsumator shtëpiak që konsumon rreth 10 m³ ujë në muaj, sipas tarifave të miratuara – në vitin 2025 – kjo ngarkesë ishte 6.071 €, kurse në vitin 2026 do të jetë 8.172 € (pa TVSH). Rritja e faturës është për 2.101 €, apo 34,6 %“, thuhet në përgjigjjen e Drejtorit të Departamentit të Tarifave të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, Refik Ramaj.

Ramaj ka sqaruar se tarifat brenda zonës së shërbimit janë të njëjtat, megjithatë ai shton se me ndryshimet metodologjike ka edhe ndryshim.

Ramaj thotë se në zonën e shërbimit “Hidrodrini” është vënë në funksion, për herë të parë parimi ‘Ndotësi -paguan’. Për një ndotës të madh tarifa për ujërat e zeza është më e lartë se sa për konsumatorët shtëpiak.

Tarifat brenda zones së shërbimit janë të njejtat. Por, me ndryshimet metodologjike ka edhe ndryshim. Në zonën e shërbimit “Hidrodrini” është vënë në funksion, për here të pare parimi ‘Ndotësi -paguan’. Për një ndotës të madh tarifa për ujërat e zeza është më e lartë se sa për konsumatorët shtëpiak, në proporcion, sa rritet tarifa për ndotësin e madh – po aq zbritet në vlerë, tarifa për konsumatorët shtëpiak. Ofruesi I shërbimeve, në këtë rast inkason para në vlerë të njejtë, por ngarkohet më shumë ai që ndotë më shumë. Ka edhe , kryesisht biznese , që shkarkojnë ujëra të ndotura në rrjet, por nuk marrin ujë. Për këta konsumatorë bëhet vlerësimi i ujit të shkarkuar, nëse nuk ka ujëmatës, narkohet me një tarifë tjetër- ndryshe nga konsumatorët tjerë“, tha ai për Sinjalin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here