Shtetasi armen ndalohet për kalim ilegal të kufirit në Vërmicë, i gjenden mijëra euro

0
61

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Armenisë për kalim të paligjshëm të kufirit në afërsi të pikës kufitare në Vërmicë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 18 mars, rreth orës 23:40, kur patrullat kufitare kanë ndaluar për legjitimim një këmbësor, i cili më pas është identifikuar si M.Z., i lindur në vitin 1984. Hetimet e para sugjerojnë se ai ka hyrë ilegalisht në Kosovë nga territori i Shqipërisë, duke shmangur kalimin përmes pikës kufitare zyrtare, pasi nuk posedonte vizë të vlefshme.

Me qëllim ofrimin e ndihmës mjekësore, policia ka njoftuar ekipin mjekësor.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur disa lloje barnash, 2,740 euro, si dhe monedha të huaja, përfshirë rubla ruse, lira siriane, funte libaneze dhe dollarë amerikanë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here