Pas raportimeve për mungesë të materialit për hemodializë dhe problemeve me të cilat po përballen pacientët, ka reaguar Sherbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Në reagimin e SHSKUK-së thuhet se shërbimet e dializës nuk janë ndalur dhe se pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme.
“Për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve. ShSKUK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.
Reagimi i plotë i SHSKUK-së:
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për shkak të informatave të ndryshme, në shumë raste të pa verifikuara, sqaron se Shërbimet e dializës nuk janë ndalur, pacientët po e marrin trajtimin e tyre të rregullt, në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme.
Për momentin, ka material të mjaftueshëm për zhvillimin e seancave dhe nuk ka pasur asnjë vonesë në ofrimin e shërbimeve.
ShSKUK, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që furnizimi të stabilizohet plotësisht.














































