Shqyrtohet ideja për krijimin e klubit të filmit në ShMU “Gani Saramati”

0
126

SHMU “Gani Saramati” dhe DOKUFEST-i janë duke shqyrtuar idenë për krijimin e klubit të filmit në këtë shkollë.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Adelina Beqiri – Minci ka pritur në takim përfaqësuesit nga DOKUFEST-i, Malbora Krajkun dhe Eroll Bilibanin ku edhe kanë diskutuar për detalet e këtij projekti.

Si rrjedhojë, përmes këtij projekti synohet zhvillimi i aftësive kritike të mendimit, ndërgjegjësimit rreth çështjeve sociale dhe kulturore si dhe përqafimi i një qasjeje më të hapur dhe më përfshirëse ndaj mësimit.

“ShMU “Gani Saramati” ka mirëpritur në takim përfaqësuesit nga DokuFesti, Malbora Krajku dhe Eroll Bilibani. Në këtë takim është shqyrtuar ideja për krijimin e klubit të filmit në ShMU “Gani Saramati”.
Kjo nismë në thelb ka përdorimin e filmit si mjet ndihmës për mësimdhënie, ashtu që nxënësit të mësojnë duke parë, por edhe duke zgjuar interesimin e tyre për temën e zgjedhur sikurse edhe frymëzimin për aktivitetet dhe angazhimin e tyre.
Në saje të shfaqjes së filmave dhe diskutimeve në kuadër të klubit të filmit synohet zhvillimi i aftësive kritike të mendimit, ndërgjegjësimi rreth çështjeve sociale dhe kulturore si dhe përqafimi i një qasjeje më të hapur dhe më përfshirëse ndaj mësimit.”, thuhet në njoftimin e shkollës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here