Shqiptohen 378 gjoba për mos respektim të masave antiCOVID brenda 24 orëve në Kosovë

0
346

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, Policia e Kosovës ka shqiptuar 378 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura nga Qeveria, përmes të cilave synohet mbrojtja dhe parandalimi i përhapjes së coronavirusit.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa, në kuadër të të cilave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

E në prag të ndërrimit të motmotit, dhjetëra zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë ndalë muzikën dhe kanë nisur shpërndarjen e qytetarëve nga sheshi i kryeqytetit.

E gjithë kjo pas rrezikut nga pandemia, si dhe në zbatim të masave anti-COVID, ku sipas masave në fuqi në ora 24:00, ndalohet lëvizja e qytetarëve përveç atyre që janë raste emergjente dhe të lejuar në bazë të vendimit të Qeverisë. /Telegrafi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here