Shqiptari Giacomo Vrioni do të vazhdojë në MLS, nga New England Revolution transferohet te CF Montreal

0
35

Sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni ka mbyllur marrëdhënien me skuadrën e New England Revolution në Major League Soccer, pas dy vitesh të kaluara me ta, shkruan 04 Online.

Megjithatë, 26-vjeçari do të vazhdojë karrierën e tij në futbollin amerikan, pasi ka nënshkruar me skuadrën kanadeze CF Montreal.

Vrioni ishte përfolur për një rikthim në Europë, por ka vendosur të mbetet në MLS. Ai ka luajtur 78 ndeshje me New England, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 5 asistime. Si pjesë e marrëveshjes, New England Revolution ka ruajtur një përqindje të kartonit të tij, në rast se ai do të transferohet përsëri në të ardhmen.

I lindur në vitin 1998, Vrioni ka luajtur edhe në Itali me ekipe si Juventus, Sampdoria, Venezia, Cittadella dhe Pistoiese, para se të transferohej në MLS./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here