Shqiptari denohet me 1000 euro për 15 kg djathë në kufi të Kroacisë, më pas ua marrin atë

0
354

Një banor i Salzburgut kishte marrë djathë të shtëpisë me vete kur hyri në Bashkimin Evropian, mirëpo rojet kufitare kroate i dhanë një dënim të rëndë.

48-vjeçari me origjinë shqiptare pësoi eksperiencë të keqe derisa po kthehej nga vendi i origjinës ku kishte shkuar për të festuar Vitin e Ri. Ai me vete kishte marrë rreth 15 kilogramë djathë deleje.

E për këtë ai u dënua me 1000 euro gjobë derisa edhe djathin ia kishin marrë.

Kur 48-vjeçari ishte kontrolluar në kufirin serbo-kroat, zyrtarët e kufirit e kishin vërejtur djathin. Sipas rregullave, i thanë që dënohet rreptësishtë transporti i mishit apo produkteve të qumështit, nga një person privat. Por, ai nuk e kishte idenë që dënimi ishte kaq i lartë.

“Zyrtarët nga Dogana thanë se duhet të paguaj rreth 996 euro, përndryshe nuk do të ma kthenin pasaportën”, tha ai, shkruan Heute.at.

Kështu ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta paguante dënimin. Ai gjithashtu u detyrua ta hidhte edhe djathin e deleve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here