Një shtetas shqiptar është arratisur nga burgu i Vercelllit, në Italinë Veriore, gjatë festimve për Vitin e Ri.
I burgosuri shqiptar po vuante dënimin për grabitje me dhunë në një vilë.
Ai u arratis duke zbritur përmes çarçafëve nga kati i katërt, pasi kishte sharruar hekurat.
Bashkëpunëtorët e prisnin jashtë burgut dhe e detyruan rojtarin të hapte derën. Shoku i qelisë, gjithashtu me origjinë shqiptare, u arrestua.
I arratisuri dyshohet se ka thyer krahun teksa zbriste me çarçafë.
Pika kontrolli janë vendosur në të gjithë qarkun, raporton Ansa.
“Vëzhgimi nga jashtë nuk ka prej vitesh sepse muri i burgut është i papërdorshëm”, tha Nicandro Silvestri, komandant i policisë së burgut të Vercellit.