Shqiptarët paralajmërojnë protestë gjithëpopullore në Luginë të Preshevës

0
122

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu njoftoi përmes një adresimi se po punohet që të bëhen përgatitjet për protestë gjithëpopullore shqiptare në Serbi.

Po punojmë për realizimin e një proteste paqësore gjithëpopullore…Diskriminimi që Serbia bën ndaj shqiptarëve ka prekur kufijt e racizimit. S’ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga procesi i pasivizimit të adresave”, tha ai.

Duke filluar me Medvegjën…i defaktorizuan shqiptarin nga jeta politike, tash ka nisur me Bujanoc…Përmes pasivizimit Serbia po ua heq shqiptarëve të drejtën e votës…Më 2016 është polici i fundit shqiptar i punësuar”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here