Shqiptarët e Preshevës do të mblidhen përsëri për të marshuar në sheshin e qytetit, duke kërkuar identitet dhe dinjitet për shqiptarët

0
59

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se sot nga ora 13:00 do të mbajnë protestën e paralajmëruar në Preshevë.

Shqiptarët e Preshevës do të mblidhen përsëri për të marshuar në sheshin e qytetit, duke kërkuar identitet dhe dinjitet për shqiptarët. Kjo është protesta e dytë pas asaj në Bujanoc.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptar, Nevzad Lutfiu, tha se protestat e marshimet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të shqiptarëve.

“Edhe në këtë marsh, edhe në këtë protestë, ne do ti paraqesim të gjitha format e diskriminimit të cilat Serbia me vite po I realizon ndaj komunitetit shqiptar, gjithashtu do të kërkojmë edhe në këtë protestë zbatimin e menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve të cilat Serbia vet I ka nënshkruar për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të luginës së Preshevës”, tha ai për RTK.

Lutfiu theksoi se ky marsh e gjen të bashkuar spektrin politik shqiptar të Luginës.

“Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar I ka prekur kufijtë e racizmit, prandaj nuk do të heshtim dhe protestat dhe reagimi ynë do të vazhdojë. Është lajm i mirë se pothuajse të gjitha subjektet politike shqiptare po e mbështesin protestën e ditët së nesërme, konkretisht asnjë subjekt shqiptar në Luginë të Preshevës nuk është deklaruar kundër organizmit të kësaj proteste, normalisht protestat do të vazhdojnë edhe pas ditët së nesërme”, theksoi ai.

Ndërkohë, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se është koha që shqiptarët të bashkohen për të dëshmuar se problemet e tyre nuk mund të anashkalohen më.

Sinani ka përsëritur se të hënën marshohet për ndalimin e pasivizimin e adresave, njohjen e diplomave, krijimin e vendeve të punës, për institucione të hapura për të gjithë, zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe respektimin e detyrimit të shtetit ndaj shqiptarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here