Shqiptarët e Luginës protestojnë sërish kundër diskriminimit nga Beogradi

0
80

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar të premten se protestat e shqiptarëve kundër diskriminimit, shtypjes dhe dhunës do të vazhdojnë. Ai ka thënë se protesta e radhës do të mbahet më 23 shtator në Preshevë.

“Të marshojmë për barazi dhe drejtësi. Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Zgjidhja e problemeve nuk mund të shtyhet më. Asgjë më pak se ajo që meritojmë, asnjëherë më shumë, por vetëm atë që meritojmë”, ka thënë Kamberi, transmeton portali “Bujanovacke”.

Qindra shqiptarë patën marrë pjesë në protestën e 12 gushtit në Bujanoc.

Kërkesat do të jenë të njëjta: T’i jepet fund pasivizimit të adresave të shqiptarëve, të njihen diplomat e lëshuara nga Kosova, prani më të madhe të shqiptarëve në vende të punës dhe institucione shtetërore, zbatim i marrëveshjeve të nënshkruara, përmbushja e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve dhe vëmendje më e madhe e ndërkombëtarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here