Shqipja në SHBA, zbulon lidhjen familjare me një emër të njohur shqiptar

0
45

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipja, ka nisur një kapitull të ri udhëtimesh, këtë herë përtej Atlantikut. E shoqëruar nga vëllai i saj Iliri, ajo po kalon momente të çmuara familjare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por udhëtimi i saj ka zbuluar edhe një detaj mjaft interesant dhe të panjohur më parë për publikun: Shqipja është kushërirë me Elez Biberajn, ish-drejtorin e Zërit të Amerikës, një nga figurat më të njohura shqiptare në diasporën amerikane.

Përmes fotove të publikuara në rrjetet sociale, Shqipja ka treguar për afërsinë dhe lidhjen e ngushtë me Biberajn, duke sjellë kështu një anë më intime dhe familjare të jetës së saj, larg kamerave dhe vëmendjes mediatike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here