Shqipërisë i nevojiten sonte pikët më shumë se kurrë më parë në kualifikimet Botërorit

0
48

Kombëtares shqiptare i nevojiten pikët sonte më shumë se kurrë më parë.

Kuqezinjtë do ta presin Letoninë në këtë mbrëmje në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026.

Trupa e trajnerit Sylvinho do t’i kërkojë me ngulm tri pikët për t’i mbajtur sadopak gjallë shpresat e pakta për të shkuar në Kupën e Botës, shkruan “Gazeta Express”.

Kështu, Shqipëria do të hyjë “all-in” ndaj Letonisë, ndërsa synon po ashtu ta përmirësojë imazhin pas paraqitjes së zbehtë në miqësoren ndaj Gjibraltarit ditë më parë.

Kuqezinjtë po ashtu synojnë ta thyejnë një tabu pasi nuk kanë fituar në asnjërën prej gjashtë përballjeve me letonezët.

Sidoqoftë, ajo që jep shpresë janë statistikat e mira të Shqipërisë në pesë ndeshjet e fundit, ku i ka fituar dy prej tyre, ndaj Andorrës, kanë barazuar me Letoninë e Serbinë, dhe kanë humbur nga Anglia, po ashtu në kualifikime.

Aktualisht, Kuqezinjtë gjenden në vendin e tretë në grup me 5 pikë, me Anglinë që kryeson me 12 pikë, ndërsa Serbia është e dyta me 7 pikë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë do të luhet sonte në “Arenën Kombëtare” në Tiranë duke filluar nga ora 20:45.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here