Shqipëria do të zhvillojë sonte sfidën më të rëndësishme të këtij viti, teksa përballet me Andorrën në udhëtim, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, shkruan 04 Online.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho ndodhen aktualisht në vendin e dytë të grupit me 11 pikë, një më shumë se Serbia, dhe një fitore ndaj Andorrës do t’i afronte ndjeshëm drejt ëndrrës së madhe – kualifikimit në play-off.
Skenari është i qartë: nëse Shqipëria fiton sonte dhe Anglia e mposht Serbinë, atëherë kombëtarja jonë e siguron matematikisht vendin e dytë në grup dhe kalimin në fazën pasuese.
Sfida e fundit e këtij cikli kualifikues do të zhvillohet të dielën në “Air Albania”, ku kuqezinjtë do të përballen me Anglinë, në një duel që pritet të sjellë emocione të forta për tifozët shqiptarë./04 Online














































