Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s

0
258

Shqipëria është ngjitur me tre pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin tetor. Sukseset e arritura në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2024 kundër Çekisë të fituar 3-0 dhe triumfi në miqësore më pas kundër Bullgarisë 2-0 kanë ndikuar në ngjitjen në vend të 59 të kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo.

Shqipëria kryeson Grupin E me 13 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura. Çekia e vendit të dytë ka zbritur me 4 pozicione në renditje krahasuar me muajin shtator, pas dështimit në Tiranë.

Polonia pozicionohet në vend të 31, duke humbur një pozicion. Ndërsa përfaqësueset e tjera të grupit, Ishujt Faroe dhe Moldavia mbajnë pozicionet numër 135 dhe 157.

Në treshen më të mirë të botës nuk ka ndryshime. Argjentina vazhdon që të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Franca që e ka çimentuar vendin e dytë. Brazili pozicionohet i treti, por pas barazimit 1-1 me Venezuelën dhe humbjes ndaj Uruguait, ndien presionin e Anglisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here