Ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ishte një nga të ftuarit special mbrëmjen e sotme në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF për “Më të mirët e vitit 2023”.
Para startit të ceremonisë, Reja dha një prononcim për “Supersport”, ku rrëfeu emocionet e rikthimit në Shqipëri, por edhe komentoi kualifikimin e kuqezinjve në Europian…
Xheloz për kualifikimin e Shqipërisë? Jo, aspak. Ishte një vazhdimësi e punës së nisur disa vite më parë. E gjeta Shqipërinë në një moment pak të vështirë dhe u munduam të ndryshojmë.
Edhe kundërshtarët ishin më të fortë, pasi Polonia e këtij edicioni ishte më e dobët se ajo që u përballëm ne.
Gjithsesi skuadra është cilësore dhe Silvinjo ka bërë një punë të mirë.
Jam shumë i kënaqur që djemtë ia dolën dhe jam edhe pjesërisht krenar për atë sukses të tyre.
Shanset e Shqipërisë në grupin e Europianit- E kam thënë tashmë në intervista, që kundërshtarët e Shqipërisë duhet të bëjnë kujdes.
Është një grup shumë i vështirë dhe të gjithë duhet të kenë kujdes nga Shqipëria, pasi mund të bëjë surprizën.
Ja, këtu jam pak xheloz, pasi do të luajnë kundër Italisë, Kroacisë, e Spanjës dhe do të doja të isha. Megjithatë djemtë kanë cilësi dhe jam i sigurt që do të bëjnë një paraqitje dinjitoze.