Shqipëria merr vendimin për Tik-Tok-un: Mbyllet për kaq muaj

0
69

Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë për një vit rrjetin social Tik-Tok. Zyrtarizimi i vendimit u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë.

Sipas ministres, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të ndërprerë përkohësisht aksesin në Tik-Tok në Shqipëri.

Faza e ndërprerjes së aksesit në këtë platformë do të zgjasë 12 muaj.

“Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto platforma, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve dhe rastet e dhunës fizike. Grupi i punës ka përfshirë të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë parasysh faktet dhe elementet që kanë pasur rëndësi maksimale. Si rezultat, kemi rekomanduar mbylljen ose kufizimin e aksesit në Tik-Tok për një periudhë 12-mujore që do të na mundësojë marrjen e masave të tjera. Po ashtu, kemi nisur një komunikim me Tik-Tok-un për të marrë masa të mëtejshme, duke vendosur filtra që ndalojnë promovimin e sjelljeve të padëshirueshme”, tha Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here