Shqipëria i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit: E mbështesim për zbatimin e marrëveshjes bazë

0
165

Shqipëria kërkon nga Kosova themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pasi siç thuhet Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë garanci se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj thekson se Kosova duhet të ndërmarrë hapat për të punuar në projektstatutin e prezantuar në tetor nga emisarët euro-amerikanë.

Malaj thekson se Shqipëria mbështet fuqishëm Kosovën për zbatimin e marrëveshjes bazë dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të nxitur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin.

Diplomati shqiptar në Prishtinë, Malaj në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes këtyre dy vendeve, si dhe për hekurudhën Durrës-Prishtini dhe impaktin e saj në aspektin ekonomik në të ardhmen.

Ambasadori Malaj ka theksuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin politik konsiderohen të jenë ndër më të mirat e mundshme që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Diplomati shqiptar, Petrit Malaj thekson po ashtu se mbi 50 marrëveshje të nënshkruara mes dy qeverive shqiptare kanë nisë të zbatohen.

Sa i përket hekurudhës Prishtinë – Durrës, një muaj më parë është shpallur kompania fituese e cila do të realizojë studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhore e cila pritet te këtë ndikim të rëndësishëm në ekonominë e dy vendeve, Kosovë-Shqipëri.

Këtë projekt për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, Malaj e ka quajtur madhor për zhvillim ekonomik.

Ndërkaq, sa i përket raporteve tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, Malaj thotë se vendi i tij ka rritur eksportet drejt Prishtinë për 20 për qind gjatë vitit 2023.

Diplomati shqiptar ka folur në fund edhe për turizmin, i cili theksoi se shqiptarët e Kosovës përveç që shprehin një dashuri të madhe për Shqipërinë, kanë dëshirë që edhe financat e tyre nga shpenzimet për pushimet e verës të mbesin në bregdetin shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here