Shqipëria e para në Europë për numrin e pasagjerëve

0
183

Rritja e numrit të turistëve e ka renditur Shqipërinë në krye të listës së vendeve evropiane me performancën më të mirë në trafikun e pasagjerëve. Në listën me 44 shtete të publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve vendi ynë renditet i pari me një rritje prej 133.7 % për muajin tetor 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Siç vihet re në publikimin e fundit Shqipëria lë pas shumë shtete si Greqia, italia, Franca, e cila ka shënuar rënie krahasuar me vitin 2019. Po ashtu pas Shqipërisë në këtë listë janë edhe Kroacia, Spanja apo Turqia.

Sipas të dhënave nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, më 1 Nëntor u regjistrua edhe pasagjeri i 6 miliontë në portat ajrore shqiptare.  

Interesi i shtuar i të huajve për të vizituar vendin tonë ka shënuar shifra të jashtëzakonshme gjatë këtij viti, krahasuar me vitet e mëparshme. Tendenca rritëse e numrit të turistëve të këtij viti tregon se objektivi prej 10 milionë vizitorë është shumë afër realizimit./Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here