Shqipëria e nis me humbje kampanjën kualifikuese për Botërorin e 2026-ës

0
50

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur nga Anglia, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026 që mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë.

“Kuqezinjtë” u mposhtën në “Ëembley” nga Anglia, me shifrat prej 2-0, shkruan Gazeta Express.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Myles Leëis-Skelly, i cili debutoi me Anglinë, duke gjetur rrjetën e golit në minutën e 20-të, pas një asistimi mjeshtëror nga Jude Bellingham.

Kështu përfundoi pjesa e parë, me dominim absolut të Anglisë.

Njëjtë ishte edhe pjesa e dytë, me Anglinë që gjeti edhe një gol.

Kësaj radhe ishte Harry Kane, që shënoi pas një kontrolli të jashtëzakonshëm të topit.

Ai e dërgoi topin pas shpinës së portierit shqiptar, Strakoshës në minutën e 77-të për epilogun e takimit.

Ndeshjen e radhës, Shqipëria e zhvillon në Tiranë më 24 mars ndaj Andorrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here